Ambasadori Ajeti: Platforma Expedia tani Kosovën e paraqet si shtet të pavarur, e zëvendësoi emërtimin "Priština" - Gazeta Express
string(134) "ambasadori-i-kosovesne-gjermani-jep-lajmin-platforma-e-udhetimeve-globale-expedia-e-ka-permiresuar-pasakesine-prishtina-shkruhet-sakte"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2026 23:06

Ambasadori Ajeti: Platforma Expedia tani Kosovën e paraqet si shtet të pavarur, e zëvendësoi emërtimin “Priština”

Lajme

Gazeta Express

30/04/2026 23:06

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka thënë se platforma globale  e udhëtimeve online “Expedia”,, ka korrigjuar pasaktësitë në faqen e saj, duke mos e vendosur Kosovën si shtet, si dhe kryeqyteti Prishtina është i shkruar saktë.

Ai tha se tash Republika e Kosovës tashmë paraqitet si shtet i pavarur dhe kryeqyteti ynë.

“Lajm i jashtëzakonshëm! Falë angazhimit tonë diplomatik, tani e tutje edhe Expedia, platforma gjigante globale e udhëtimeve online, ka korrigjuar pasaktësitë në faqen e saj. Republika e Kosovës tashmë paraqitet si shtet i pavarur dhe kryeqyteti ynë, Prishtina, është shënuar saktë, duke zëvendësuar emërtimin e gabuar “Priština”. Expedia është padyshim një nga faqet më të njohura të udhëtimit në botë, e cila ofron paketa të ndryshme udhëtimi. Pjesë e saj janë edhe platformat globale si Hotels.com dhe Vrbo. Në të gjitha këto platforma”, ka shkruar Ajeti. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement