Ambasada e SHBA'së i cilëson të papranueshme deklarimet e Vuçiqit për Masakrën e Reçakut - Gazeta Express
string(87) "ambasada-e-shbase-i-cileson-te-papranueshme-deklarimet-e-vuciqit-per-masakren-e-recakut"

Gazeta Express

07/12/2019 16:52

Ambasada e SHBA’së i cilëson të papranueshme deklarimet e Vuçiqit për Masakrën e Reçakut

Gazeta Express

07/12/2019 16:52

Deklarimet e kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, në përkrahje të ish-ministrit serb që e kishte cilësuar Masakrën e Reçakut si ‘trillim’ i ka dënuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës, thuhet se retorika nxitëse dhe përpjekja për ndryshimin e historisë janë të papranueshme.

Lexo Edhe:

Nga kjo ambasadë thonë që i gjithë ky debat i nxitur gjatë kësaj jave është një tregues se sa e rëndësishme është që Serbia dhe Kosova të kthehen në tavolinën e negociatave dhe të përqendrohen në normalizim të raporteve.

“Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve, që të ri përqendrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në reagim.

Se deklarimet e Vuçiqit janë të papranueshme e kanë thënë dje edhe nga Bashkimi Evropian./Express/