Alvin Karaqi vazhdon historinë, kalon në finale të Lojërave Evropiane - Gazeta Express
string(68) "alvin-karaqi-vazhdon-historine-kalon-ne-finale-te-lojerave-evropiane"

Sport

Gazeta Express

23/06/2023 17:22

Alvin Karaqi vazhdon historinë, kalon në finale të Lojërave Evropiane

Sport

Gazeta Express

23/06/2023 17:22

Alvin Karaqi po vazhdon të shkruajë histori, teksa sot ka siguruar edhe kalimin për në finale të Lojërave Evropiane “Krakoë 2023”.

Karateisti kosovar, i cili përfaqëson Shqipërinë, me këtë rast ia ka siguruar së paku medaljen e argjendtë shtetit shqiptar, shkruan Gazeta Express.

Karaqi tani do të luftojë për medalje të artë, në kategorinë deri në 84 kilogramë.

Ai në finale do të përballet me holandezin, Brian Timmermans.

Alvin Karaqi në gjysmëfinale e mposhti italianin, Michele Martina, me rezultat 3:2.

Kujtojmë se për Shqipërinë është hera e parë që fiton medalje në Lojërat Evropiane. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement