Altin Zogaj merr çmimin "Sportisti i Vitit" në Waiblingen të Gjermanisë - Gazeta Express
string(69) "altin-zogaj-merr-cmimin-sportisti-i-vitit-ne-waiblingen-te-gjermanise"

Sport

Gazeta Express

19/12/2023 22:36

Altin Zogaj merr çmimin “Sportisti i Vitit” në Waiblingen të Gjermanisë

Sport

Gazeta Express

19/12/2023 22:36

Kryetari i komunës së Waiblingen-it, qytet në rrethinën e Stuttgartit, Sebastian Wolf, i ka ndarë çmimin “Pllakë e artë“ boksierit Altin Zogaj. Komuna e Waiblingenit numëron rreth 60.000 banorë.

Siç dihet gjatë këtij viti, Altini ka boksuar kundër italianit Riccardo Valentino të cilin e mposhti pas 10 rundeve, dhe u shpall Kampion i Europës në kategorinë gjysmë të rëndë tek Federata IBO.

Pas këtij suksesi të arritur të boksierit Altin Zogaj  me prejardhje nga Drenica e Kosovës, shprërblehet nga kryetari i Waiblingenit me “Pllakën e artë“, vlerësim ky prej më i lartëve nga komuna për një sportist që mund t’i dhurohet.

E për këtë çmim ka shkruar vet Altin Zogaj, i cili ka postuar në faqen e tij në instagram një falënderim për kryetarin e komunës së Waiblingenit, Sebastian Wolf për kujdesin e tij dhe respektin ndaj banorëve të komunës.

Përndryshe boksierin Altin Zogaj, fansat e tij, shoqëria dhe adhuruesit por edhe qytetarët e Waiblingenit e quajnë “The Golden Boy”, që në gjuhën shqipe i bie “Djali i artë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement