Almeda Abazi prej vitesh është një nga vajzat më të komentuara në Shqipëri e Turqi. Bukuroshen e kemi parë edhe si aktore, edhe si prezantuese e në shumë projekte televizive. Pas ardhjes në jetë të djalit, Almeda vendosi të shkëputet nga ekrani. Megjithatë së fundmi ajo po mendon rikthimin e këtë e ka zbuluar vetë. Almeda është ndaluar nga gazetarët turk ditën e djeshme pas një dreke me mikeshat e saj. Ajo tregoi se i mungon shumë televizioni dhe do të rikthehet me një projekt të ri. “Më mungon televizioni, kam një projekt dhe do rikthehem së shpejti”-tha Almeda. Bukuroshja nuk zbuloi më shumë dhe fansat tani janë kurioz për projektin që do rikthejë Almedën në ekran. Mbetet të presim për ta zbuluar.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...