“Sky Sport Italia” raporton se Massimiliano Allegri pritet ta ndërpresë sot kontratën me Milanin, përpara se të emërohet trajneri i ri i Napolit.
Ish-trajneri i Milanit pritet të arrijë sot marrëveshje me kuqezinjtë për ndërprerjen e kontratës.
Allegri u shkarkua në fund të sezonit 2025/26 pasi dështoi ta kualifikonte Milanin në Ligën e Kampionëve.
Ai vazhdon të jetë nën kontratë me Milanin, ndaj duhet të arrijë një marrëveshje për paketën e largimit përpara se të largohet zyrtarisht nga klubi dhe të jetë i lirë të nënshkruajë me një skuadër tjetër.
Milani ka riformuar së fundmi strukturën drejtuese të klubit, prandaj Allegri dhe drejtuesit e rinj të kuqezinjve pritet të shtrëngojnë duart sot, sipas “Sky Sport”.
Gazetari Matteo Moretto konfirmon se të dyja palët do ta formalizojnë ndërprerjen e kontratës “në orët e ardhshme”.
Pasi Allegri ta ndërpresë kontratën me klubin e tij të mëparshëm, ai do të nënshkruajë dhe do të prezantohet si trajneri i ri i Napolit.
Napoli dhe Allegri kanë arritur marrëveshje prej disa javësh, ndërsa tekniku italian pritet të firmosë një kontratë dyvjeçare./GazetaExpress/
Klinika Trandevue ka lansuar ofertën e saj verore për të gjithë ata që dëshirojnë të rikthejnë flokët dhe vetëbesimin....