Massimiliano Allegri është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, klub ku aktivizohet edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Klubi italian ka konfirmuar emërimin e Allegrit në krye të skuadrës, me kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2029. Marrëveshja mes palëve ishte arritur që në fund të muajit maj, ndërsa tashmë gjithçka është bërë zyrtare.
🚨💙 OFFICIAL: Massimiliano Allegri has signed in as new Napoli head coach until June 2029.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 3, 2026
Agreed since end of May, now official. 🫱🏻🫲🏼 pic.twitter.com/dyM24BNv6B
Allegri rikthehet kështu në pankinë me një sfidë të madhe, duke marrë drejtimin e një skuadre që synon të rikthehet në majat e futbollit italian dhe të jetë konkurruese edhe në arenën evropiane.
Për Amir Rrahmanin, ardhja e një trajneri me përvojën dhe autoritetin e Allegrit pritet të jetë një kapitull i ri i rëndësishëm te Napoli. Mbrojtësi kosovar ka qenë prej vitesh një nga lojtarët më të qëndrueshëm të skuadrës dhe pritet të ketë rol të rëndësishëm edhe nën drejtimin e trajnerit të ri.
Mister Allegri is proud to be one of us!
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) July 3, 2026
Leggi il comunicato 👉 https://t.co/BFWcEi2GX5
💙 #ProudToBeNapoli | #WelcomeAllegri | #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/MqGlaiuMxC
Allegri, i njohur për sukseset e tij me Juventusin dhe Milanin, tani do të synojë ta ndërtojë një Napoli më të fortë, më të organizuar dhe më konkurrues për sezonet e ardhshme. /GazetaExpress/
Fluturime nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...