Konsumimi i alkoolit nga gratë shtatzëna është shumë i dëmshëm për zhvillimin e trurit të foshnjave, shkruan Dailymail.
Hulumtuesit nga Universiteti i Bristolit, ka analizuar 23 studime të publikuara më parë, të cilat kanë treguar se konsumimi i alkoolit mund të çoj në probleme serioze të shëndetit të foshnjës.
Shkencëtarët kanë krahasuar rezultatet në mes të nënave, të cilat konsumojnë alkool dhe atyre që nuk konsumojnë, për të gjetur sasinë e alkoolit që i jep këto efekte negative tek foshnjat. Në këtë analizë ata kanë vërejtur se foshnjat e nënave, të cilat gjatë shtatzënisë kanë konsumuar rregullisht alkool, kishin lindur me një peshë më të vogël se normalja si dhe me kohë funksionet e tyre kognitive ishin dobësuar.
“Studimet tona kanë konfirmuar edhe një herë, se konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë mund të interferojë në zhvillimin e trurit të fëmijëve”, tha Dr. Luisa Zuccolo, autore e këtij hulumtimi.
Ky studim është publikuar në revistën “Journal of Epidemiology”. /Express