Tre futbollistë të Chelseat kanë shkuar në Dubai për t’i kaluar disa ditë pushimi – sidomos pas fitores ndaj Hull Cityt në FA Cup.
Cole Palmer, Joao Pedro dhe Marc Cucurella janë tre futbollistët që kanë marrë leje nga Liam Rosenior për të udhëtuar drejt Dubait.
Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihen kjo treshe në një klub nate duke festuar.
Cole Palmer, Joao Pedro and Cucurella in a Dubai night club 🕺 🔵 pic.twitter.com/EraopfJjI9
— Max (@MaxFSport) February 16, 2026
Duket se në tavolinën e tyre ka alkool dhe femra – por siç raportojnë mediat në Britani – ato janë të dashurat e futbollistëve.
Kujtojmë që Chelsea rikthehet në aksion të shtunën ndaj Burnleyt.