string(81) "aleance-raketore-kanadaja-do-ti-bashkohet-shba-se-ne-projektin-e-mburojes-se-arte"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 15:58

“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 15:58

Qeveria kanadeze ka konfirmuar se është në bisedime me Shtetet e Bashkuara për t’iu bashkuar sistemit të ri të mbrojtjes raketore të propozuar nga presidenti Donald Trump, të quajtur “Golden Dome”, i cili synon të përballojë kërcënimet ajrore të gjeneratës së re.

Sipas BBC-së, zyra e kryeministrit kanadez, Mark Carney, ka njoftuar se ka “diskutime aktive” mes dy vendeve për çështje sigurie, përfshirë programe ekzistuese dhe të reja si Golden Dome.

Kujtojmë se, Trump, gjatë prezantimit të planit ditën e martë, shpalli një financim fillestar prej 25 miliardë dollarësh për ndërtimin e sistemit, duke theksuar se Kanadaja ka shprehur interes për t’iu bashkuar. Ai ka shtuar se synimi është që sistemi të jetë funksional përpara përfundimit të mandatit të tij, me një kosto totale prej 175 miliardë dollarësh. Trump gjithashtu ka thënë se pret që Kanadaja të “paguajë pjesën që i takon”.

Megjithatë, ekspertët kanë shprehur dyshime për realizueshmërinë e një sistemi të tillë gjithëpërfshirës dhe ende nuk është e qartë se si do të përfshihet Kanadaja në projekt apo sa do të kontribuojë financiarisht.

Hapi i Kanadasë ndaj “Golden Dome” vjen në një kohë kur Ottaëa dhe Uashingtoni po zhvillojnë negociata mbi tregtinë dhe sigurinë, në sfondin e kërcënimeve të mëparshme të Trump për tarifa të rënda doganore ndaj Kanadasë dhe komenteve të tij se “do ishte më mirë si shtet amerikan”.

Aktualisht, Kanadaja dhe SHBA bashkëpunojnë përmes komandës NORAD, e krijuar në vitin 1958, që mbikëqyr dhe mbron hapësirën ajrore dhe detare të Amerikës së Veriut. Në vitet e fundit, të dy vendet kanë diskutuar modernizimin e këtij sistemi. Rikujtojmë se sipas Trump, Mburoja Ajrore, do të përfshijë sensorë dhe interceptorë të vendosur edhe në hapësirë, si pjesë e mbrojtjes kundër armëve ajrore gjithnjë e më të sofistikuara.