Albina Kelmendi tregon se ka pasur një intervenim në gji - Gazeta Express
string(56) "albina-kelmendi-tregon-se-ka-pasur-nje-intervenim-ne-gji"

Yjet

Gazeta Express

06/10/2025 19:03

Albina Kelmendi tregon se ka pasur një intervenim në gji

Yjet

Gazeta Express

06/10/2025 19:03

Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, ka rrëfyer së fundmi një moment personal lidhur me një situatë të vështirë shëndetësore, të përjetuar vitin e kaluar.

Në rrëfimin e saj, ajo është shprehur se ka qenë një përballje me shëndetin që i ndryshoi mënyrën se si e sheh jetën. Albina bëri të ditur se iu desh të kalonte nëpër një ndërhyrje kirurgjikale në gji, një operacion që për fat të mirë, përfundoi me lajme të mira nga mjekët.

“Ne shpesh i kushtojmë rëndësi vetëm karrierës dhe angazhimeve të përditshme, por harrojmë se shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Për fat të mirë, analizat dolën mirë dhe nuk kishte asgjë serioze, por operacioni ishte i nevojshëm”, ka treguar këngëtarja e njohur.

Kjo përvojë, i shërbeu si një “zgjim” i madh.

“E kuptova që nuk mund të jap asgjë te të tjerët nëse nuk kujdesem më parë për veten. Sot i bëj rregullisht të gjitha analizat dhe kontrollet. Mësova të mos e shtyj më kujdesin për shëndetin tim”, ka vijuar Albina.

Me mesazhin e rëndësishëm se kujdesi për shëndetin nuk është luks, por një domosdoshmëri, artistja 27 vjeçare nga Peja zgjodhi t’i drejtohet sidomos atyre grave e vajzave që neglizhojnë në këtë drejtim.