Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur përkrahjen e tij për xhudistët kosovar, disa ditë para nisjes së Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.
Kryeministri Kurti ka postuar një video në rrjetin social “Facebook”, aty ku shihen edhe xhudistët që do të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe sportive, së bashku me trajnerin e mirënjohjur Driton Kuka.
“U dëshirojmë rrugë të mbarë dhe suksese të gjithë sportistëve tanë pjesëmarrës, Krenarë jemi, krenarë na bëni”, thuhet në postimin e Kryeministrit Kurti.
Kosova do të marrë pjesë me 9 sportistë në Lojërat Olimpikë të këtij viti, me shumicën prej tyre që vijnë nga sporti i xhudos.
Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Loriana Kuka do të marrin pjesë në kuadër të xhudos.
Kosova ka tri medalje në Lojërat Olimpikë, që të trija të arta dhe që kanë ardhur nga sporti i xhudos./GazetaExpress/