Alarmon Hykmete Bajrami, thotë se Qeveria ka nderhyrë në ZKA për ta korigjuar raportin për 31 milionë euro shpenzime për karburant - Gazeta Express
string(129) "alarmon-hykmete-bajrami-thote-se-qeveria-ka-nderhyre-ne-zka-per-ta-korigjuar-raportin-per-31-milione-euro-shpenzime-per-karburant"

Alarmon Hykmete Bajrami, thotë se Qeveria ka nderhyrë në ZKA për ta korigjuar raportin për 31 milionë euro shpenzime për karburant

Ballina

Gazeta Express

01/11/2024 17:29

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike Demokratike të Kosovës thotë se Zyra Kombëtare e Auditimit e ka “korrigjuar” vendimin dhe Raportin për vitin 2023, pasi ministri i Financave, Hekuran Murati tha se rreshti se niveli qenror ka shpenzuar 31 milionëve për karburant të veturave “duhet të jetë ndonjë lëshim teknik”.

“Le që manipulues por tani edhe të parashikushëm. Sakt para dy ore këtu në fcb e thashë: ‘Po ua rikujtoj se në krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo del edhe kundër raportit të saj e ju mbron juve’. Sapo i pranove në e-mail shkresën, vendimin dhe Raportin e Auditimit për vitin 2023, të korigjuar”, shkruan deputetja në një postim në Facebook.

Lexo Edhe:

Ajo ka alarmuar për kapjen e institucioneve, ndërsa shprehu shqetësimin se çfarë mund t’u ndodhë edhe raporteve të tjera.

“Për informatën e të gjithëve këtë raport e ka pasë si draft Hekuran Murati dhe krejt ekipi i tij, atëherë nuk i kanë vrejtë gabimet. Sot, më shumë se kurrë duhet të ngritemi kundër kapjes së institucioneve të pavarura. Nëse këta arrijnë me i modifiku raportet e ZKA-së, dy muaj pas publikimit, mundemi me marrë me mend se çka janë në gjendje të bëjnë me raportet që i shkruajnë vetë, siç është ai i shpenzimeve vjetore”, shkroi Bajrami.