Kombëtarja e Holandës ka marrë një lajm jo të mirë vetëm pak orë para përballjes së rëndësishme me Suedinë në Kupën e Botës 2026.
Përzgjedhësi holandez, Ronald Koeman, ka konfirmuar se Frenkie de Jong është në dyshim për ndeshjen e sotme pas një incidenti të ndodhur gjatë seancës stërvitore.
Sipas Koemanit, mesfushori pësoi një përplasje me bashkëlojtarin e tij, Quinten Timber, gjatë stërvitjes, duke lënë të hapur mundësinë që ai të mos jetë i gatshëm për sfidën ndaj suedezëve.
“Disponueshmëria e tij do të varet nga mënyra se si do të ndihet gjatë ditës së sotme”, deklaroi tekniku holandez.
Mungesa e mundshme e De Jongut do të ishte një goditje e madhe për Holandën, pasi mesfushori i Barcelonës konsiderohet si një nga lojtarët kyç të ekipit dhe një prej figurave kryesore në organizimin e lojës.
Holanda kërkon një rezultat pozitiv ndaj Suedisë pas barazimit 2:2 me Japoninë në ndeshjen e parë të Grupit F, ndërsa suedezët vijnë në këtë takim me moral të lartë pas fitores bindëse 5:1 ndaj Tunizisë.