string(81) "aktori-elvis-pupa-u-akuzua-se-kultivoi-kanabis-ne-australi-ky-eshte-reagimi-i-tij"

Yjet

Gazeta Express

03/06/2025 19:32

Aktori Elvis Pupa u akuzua se kultivoi kanabis në Australi – ky është reagimi i tij

Yjet

Gazeta Express

03/06/2025 19:32

“Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale”

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, është akuzuar para disa ditësh nga autoritetet australiane për kultivim të kanabisit.

Para disa ditësh bëri bujë lajmi që aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, është akuzuar nga autoritetet australiane për kultivim të kanabisit.

Në reagimin e tij të parë, Pupa sqaroi se ai nuk ishte arratisur si dhe bashkëshortja e tij, Belina, nuk ishte arrestuar dhe se vijonte aktivitetet e saj profesionale e lirë.

Aktori ka bërë një tjetër reagim ditën e sotme, ku në profilin e tij në “Instagram” ka publikuar një videomesazh.

Teksa bën një monolog për perfeksionizmin dhe paragjykimet e shoqërisë, thotë se nuk i intereson mendimi i askujt për jetën e tij personale.

Pjesë nga fjala e aktorit në “Instagram”:

Të gjithë synojnë të jenë perfekt. Unë kam lindur në fund të viteve ’70 dhe të jetoje fëmijërinë tënde në vitet ’80…Gjithmonë na thonin: ‘Mos fol, ha çfarë të kemi vendosur ne përpara. Por atëherë lale, s’kishe shanse të gaboheshe, mos të guxoje të gaboheshe, sepse atëherë nuk ishe njeri, ishe turpi i familjes, turpi i fisit, turpi i shoqërisë, turpi i shkollës dhe turpi i lagjes. Si rrjedhojë, prindërit thonin: ‘Ky nuk është kalamani im. Nuk e kam edukuar kështu unë këtë’.

Prindërit tanë ishin perfeksionist. Ata po. Dhe jo të llojit që thjesht ta mbajnë shtëpinë pastër, se ajo dihet që kur vinin komshinjtë, vinte prova e dy gishtave, që nuk kishte laborator që ja kalonte testimit të tyre se kur ishte hera e fundit që i kishe marrë pluhurat në shtëpi….

E kështu ti rritesh me idenë që duhet të rritesh perfekt. Duhet të ecësh siç duhet dhe të sillesh siç duhet. Në fund nuk përfundon njeri, por një robot me ankth.

Perfeksionizmi nuk është virtyt. Është një helm emocional, po me emër trendi. Nuk është ambicie vëlla. Nuk është sukses, por është një zë brenda kokës që të thotë gjithmonë. Ti nuk je duke bërë akoma mjaftueshëm, pavarësisht se ti ke dhënë gjithçka, edhe shpirtin. Ironia është që prindërit tanë nuk na urrenin, e kundërta.

Ata donin që ne të ishim perfekt që bota të na vlerësonte, mos të na shkelte me këmbë. Po bota prapë të shkel me këmbë dhe e bën me buzëqeshje, të shkel me klas.

Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak!

aaaaa