Aksioneri i Juventusit: Do ta shikojë ndeshjen me tifozët, s’ka vend për ne tek ulëset e pronarëve - Gazeta Express
string(95) "aksioneri-i-juventusit-do-ta-shikoje-ndeshjen-me-tifozet-ska-vend-per-ne-tek-uleset-e-pronareve"

Futboll

Gazeta Express

25/01/2026 16:40

Aksioneri i Juventusit: Do ta shikojë ndeshjen me tifozët, s’ka vend për ne tek ulëset e pronarëve

Futboll

Gazeta Express

25/01/2026 16:40

Paolo Ardoino, CEO i “Tetherit” dhe aksioner minoritar i Juventusit, i cili në dhjetor kishte shprehur dëshirën për të blerë shumicën e aksioneve të klubit, ka thënë se do ta ndjekë ndeshjen e sotme kundër Napolit mes tifozëve bardhezi në “Allianz Stadium”: “Nuk ka vend për ne në vendet e pronarëve”.

CEO i “Tetherit”, Ardoino, i cili zotëron 11.5% të aksioneve të Juventusit, do të jetë sot në “Allianz Stadium” në Torino për të ndjekur ndeshjen në shtëpi të bardhezinjve ndaj Napolit, por nuk do të ulet në ulëset e pronarëve.

“Sonte do të shkoj në Juventus–Napoli mes tifozëve të Juventusit. Nuk ka vend për ne në ulëset e pronarëve,” tha Ardoino.

Në mesin e dhjetorit, “Tether” dërgoi një ofertë prej 1.1 miliardë eurosh për të blerë shumicën e aksioneve të Juventusit, por propozimi u refuzua nga “Exor”.

Pronari i Juventusit, John Elkann, deklaroi më 13 dhjetor se “historia dhe vlerat” e bardhezinjve nuk janë për shitje.

Familja Agnelli e ka në pronësi Juven­tusin prej më shumë se 100 vitesh dhe nuk ka ndërmend ta shesë klubin me asnjë çmim.

Juventusi ndodhet vetëm katër pikë pas Napolit të vendit të tretë në renditje. “Zonja e Vjetër” është ende e pamposhtur në shtëpi këtë sezon./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement