Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldren.
Dy makina janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi i një prej automjeteve, i cili mësohet se ishte efektiv policie.
Viktima është identifikuar si Gazmir Zhuka, punonjës policie në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Mësohet se në momentin e ngjarjes Zhuka ishte jashtë shërbimi.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat policore, ashtu sikurse edhe zjarrfikësit që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga mjeti.
/Gazeta Express
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...