Një aksident raportohet se ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.
Dyshohet se dy makina janë përplasur dhe për pasojë ka humbur jetën një person teksa raportohet edhe për të plagosur.
Ky është aksidenti i tretë për ditën e sotme.
Gjatë orëve të para të mëngjesit 35-vjeçari, Visar Meshi ka humbur jetën pasi makina në të cilën po udhëtonte doli nga rruga në aksin Tiranë-Durrës.
Gjithashtu një tjetër aksident ka ndodhur në Yzberisht në orët e mesnatës ku dy makina u përplasën bashkë dhe për pasojë një nga drejtuesit mbeti i plagosur.
/Gazeta Express
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...