Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, ka deklaruar se situata në komunikacion është tejet e rënduar kjo si pasojë e aksidenteve të shumëta që po ndodhin cdo ditë në rrugët e Kosovës.
Sipas tij në vend është degraduar siguria e komunikacionit rrugor me infrastrukturë ligjore.
“Situata në komunikacion është jashtëzakonisht e rënduar. Kemi degraduar në sigurinë e komunikacionit rrugor me infrastrukturë ligjore, dhe nëse nuk kemi një infrastrukturë ligjore të mirëfilltë, atëherë sigurisht që siguria në komunikacion do të jetë e brishtë”, tha Dedaj në Klan Kosova.
“Këtu tek ne nuk është bërë një hulumtim i saktë se kush i shkakton aksidentet e komunikacionit, por unë po i përmend disa faktorë. Faktori njeri është 85%. Është faktori rrugë..”, tha ai.