Aksident në aksin Maliq–Pogradec, makina përfundon në kanal - Gazeta Express
string(58) "aksident-ne-aksin-maliq-pogradec-makina-perfundon-ne-kanal"

Shqiperi

Gazeta Express

05/08/2025 15:00

Aksident në aksin Maliq–Pogradec, makina përfundon në kanal

Shqiperi

Gazeta Express

05/08/2025 15:00

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin nacional Maliq–Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Leminot.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e një manovre të gabuar, duke përfunduar jashtë rruge, në një kanal anësor.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të ngjarjes.