Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë - Gazeta Express
string(81) "aksident-i-rende-ne-vlore-perplasen-tre-makina-dy-te-plagosur-mes-tyre-nje-femije"

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2025 11:14

Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2025 11:14

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin që të çon drejt fshatit te Zvernecit. Tre automjete janë përfshirë në përplasjen e ndodhur, ndërsa dy persona, mes tyre edhe një fëmijë, që udhëtonin në automjetin e parë me targa italiane, janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve të para, dy prej të plagosurve ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në të tre automjetet e përfshira janë shkaktuar dëme materiale.