Aksident i rëndë në Veles, vdes fëmija 11 vjeçar, nëna me lëndime të rënda - Gazeta Express
string(72) "aksident-i-rende-ne-veles-vdes-femija-11-vjecar-nena-me-lendime-te-renda"

Aksident i rëndë në Veles, vdes fëmija 11 vjeçar, nëna me lëndime të rënda

Ballina

Gazeta Express

18/12/2022 11:04

Një fëmijë 11 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa nëna është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Veles, raporton portali skopjeinfo.mk.

Aksidenti i trafikut ka ndodhur në një vendkalim për këmbësorë në afërsi të shkollës Vasil Glavinov. Sipas informacioneve fillestare drejtuesi i veturës është arratisur nga vendi i aksidentit.

Lexo Edhe:

Jozyrtarisht, në vendin e aksidentit janë gjetur targat e automjetit, ndërsa policia është në kërkim të autorit të aksidentit trafiku.

closevolume_off
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ngjarjen nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe më shumë informacione priten gjatë ditës së nesërme, por tashmë në rrjetet sociale flitet për aksidentin.