Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë, pak pas mesnate, në aksin Mitrovicë-Vushtrri.
Si pasojë e humbjes së kontrollit mbi veturën, një shofer është rrotulluar me automjetin që drejtonte, raporton IndeksOnline.
Në pamjet e siguruara vihen re disa qytetarë që po iu dalin në ndihmë pasagjerëve të shtrirë në tokë.
Rastit i janë përgjigjur njësitet policore dhe ato të emergjencës, që trajtuan pasagjerët e lënduar.