Mbi 100 prokurorë kujdestarë për mbrojtjen e votës, qytetarët ftohen të raportojnë parregullsitë - Gazeta Express
string(95) "mbi-100-prokurore-kujdestare-per-mbrojtjen-e-votes-qytetaret-ftohen-te-raportojne-parregullsite"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2026 8:01

Mbi 100 prokurorë kujdestarë për mbrojtjen e votës, qytetarët ftohen të raportojnë parregullsitë

Lajme

Gazeta Express

07/06/2026 8:01

Mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial janë angazhuar sot në mbarë territorin e Kosovës për të mbikëqyrur procesin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për të garantuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve.

Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, prokurorët dhe stafi mbështetës do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të trajtimit dhe procedimit të çdo parregullsie që mund të paraqitet gjatë ditës së votimit.

“Prokurorët janë të vendosur në zyrat e prokurorive themelore në qytetet ku këto institucione kanë objekte, ndërsa në zonat ku nuk ka objekte të prokurorisë, ata do të operojnë nga stacionet policore në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, po mbikëqyr zbatimin e detyrave të koordinatorëve rajonalë, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit të caktuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve, subjekteve politike, institucioneve dhe organizatave që të raportojnë pranë prokurorive kompetente çdo rast për të cilin dyshohet se po keqpërdoret apo manipulohet vota.

Sipas Prokurorit të Shtetit, çdo informacion lidhur me parregullsi eventuale në procesin zgjedhor do të trajtohet në përputhje me kompetencat ligjore, me qëllim ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement