Aksident i rëndë në Përmet, makina përplas për vdekje të moshuarin - Gazeta Express
string(65) "aksident-i-rende-ne-permet-makina-perplas-per-vdekje-te-moshuarin"

Shqiperi

Gazeta Express

28/08/2025 12:49

Aksident i rëndë në Përmet, makina përplas për vdekje të moshuarin

Shqiperi

Gazeta Express

28/08/2025 12:49

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:10 në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”. Një 90-vjeçar, banues në Përmet, është përplasur nga një automjet dhe ka ndërruar jetë në vend.

Sipas policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, i cili është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.