AKK kundërshton rregulloren për shërbimin civil: Po cenohen autonomia dhe kompetencat e komunave - Gazeta Express
string(95) "akk-kundershton-rregulloren-per-sherbimin-civil-po-cenohen-autonomia-dhe-kompetencat-e-komunave"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 17:26

AKK kundërshton rregulloren për shërbimin civil: Po cenohen autonomia dhe kompetencat e komunave

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 17:26

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur shqetësim lidhur me disa dispozita të Rregullores Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil, duke vlerësuar se ato cenojnë autonominë funksionale dhe organizative të komunave në Kosova.

Përmes një reagimi publik, AKK ka theksuar se profesionalizimi, transparenca dhe meritokracia në administratë janë reforma të nevojshme dhe të mirëpritura, por sipas saj, ato nuk duhet të realizohen përmes centralizimit të kompetencave dhe kufizimit të të drejtave kushtetuese të komunave.

Sipas AKK-së, shqetësuese mbeten veçanërisht dispozitat që fuqizojnë kontrollin e nivelit qendror mbi procedurat e rekrutimit dhe kufizojnë kompetencat e komunave në menaxhimin e stafit drejtues.

“Asociacioni konsideron se komunat nuk mund të trajtohen si njësi të zakonshme administrative të nivelit qendror, pasi ato përfaqësojnë nivel kushtetues të vetëqeverisjes lokale dhe duhet të kenë kompetenca efektive në organizimin dhe funksionimin e administratës komunale”, thuhet në reagim.

AKK ka paralajmëruar se procedurat e parapara me këtë rregullore mund të krijojnë vështirësi funksionale për komunat, sidomos për ato me kapacitete më të kufizuara administrative.

Në reagim i bëhet thirrje Qeveria e Kosovës dhe institucioneve përgjegjëse që të rishikojnë dispozitat që, sipas AKK-së, cenojnë autonominë lokale, si dhe të përfshijnë komunat dhe vetë Asociacionin në procesin e harmonizimit të akteve nënligjore.

Po ashtu, AKK ka kërkuar respektimin e parimeve të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës do të vazhdojë të mbrojë autonominë lokale dhe funksionimin efikas të administratës komunale në interes të qytetarëve dhe të vetëqeverisjes lokale”, përfundon reagimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement