Akil Gjakova ka regjistruar edhe fitoren e dytë në World Judo Mastersin, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Në kategorinë deri në 73 kilogramë, xhudisti kosovar mposhti brazilianin Daniel Cargnin, i cili është medalist olimpik dhe botëror.
Gjakova realizoi herët “uazari” dhe pastaj e kontrolloi luftën deri në fund, për të regjistruar fitore.
Kjo fitore i takoi raundit të tretë. /Gazeta Express/