Ka përfunduar eksperienca e Akil Gjakovës në Kampionëtin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Abu Dhabi.
Gjakova u ndal në raudin e dytë të kësaj gare nga i pari në renditjen botërore dhe olimpike, Hidayat Heydarov i Azerbajxhanit.
Fillimisht, garuesi kosovar triumfoi në raundin e parë, e cila ia mundësoi 240 pikë olimpike, me të cilat pritet edhe zyrtarisht t’i konfirmohet norma olimpike Paris 2024.
Botërori në Abu Dhabi është gara e fundit për pikë olimpike, ndërsa nesër në tatami do të jetë Laura Fazliu (-63 kg).
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...