Akil Gjakova dhe Laura Fazliu nuk kanë arritur t’i sigurojnë Kosovës medalje në ditën e dytë të Grand Slamit të Budapestit në Hungari.
Që të dy janë eliminuar nga gara në luftërat e dyta që i patën.
Gjakova në kategorinë deri në 73 kg, e nisi mirë garën me fitoren me “Ippon” kundër gjeorgjianit Lasha Shavdatuashvili. Megjithatë, 24-vjeçari nga Peja u mposht në takimit e radhës që e pati kundër Petru Pelivan nga Moldavia. Moldavi fitoi me Ippon.
Gjakova një medalje të artë e ka në Grand Slamin e Parisit në vitin 2018, dhe një të argjendtë më Grand Slamin e Abu Dhabit, në po të njëjtin vit.
Laura Fazliu garoi në kategorinë deri në 63 kg. Njësoj si Gjakova, edhe Fazliu fitoi me Ippon në luftën e parë kundër serbes Anja Obradoviq. Në të dytën, humbi me Waza-ari nga hungarezja Szofi Ozbas.
Medalje deri tani në Budapest ka fituar vetëm Distria Krasniqi, që doli e para të premten.
Të dielën do të garojë edhe pjesëmarrësja e fundit nga Kosova, xhudistja tjetër që drejtohet nga Driton Kuka, Loriana Kuka.
Loriana do garojë në kategorinë deri në 78 kg.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...