Ajri helm në Rahovec, ndotja arrin shifra rekorde - Gazeta Express
string(48) "ajri-helm-ne-rahovec-ndotja-arrin-shifra-rekorde"

Ajri helm në Rahovec, ndotja arrin shifra rekorde

Gazeta Express

15/12/2019 23:05

Derisa Prishtina vazhdon të qëndrojë në top listën e vendeve më të ndotura në botë gjatë stinës së dimrit, në një qytet tjetër të Kosovës, shkalla e ndotjes së ajrit është rekorde.

Në aplikacionin pë matjen e ndotjes së ajrit, Rahoveci del të ketë shifër rekorde të ajrit të ndotur, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjatë mbrëmjes së sotme, ndotja e ajrit ka arritur koeficientin 719, që i bie të jetë në shkallë më të lartë të ndotjes, e që përshkruhet si e tmerrshme.

Pas Rahovecit, ndotje më të madhe të ajrit ka në Vushtrri dhe Prizren.

Ndërkaq, sipas matjeve të Ambasadës Amerikane në Kosovës, ndotja e regjistruar në orën 23:00 është në shkallën 189, apo shumë e pashëndetshme.

Në kryeqytet, ndotja e ajrit, sipas ekspertëve, kryesisht shkaktohet nga përdorimi i qymyrit për ngrohje, afërsia me termocentrale dhe përdorimi i veturave të vjetra, në Rahovec.  /Express/