Ajaxi tallet me Ramosin, ky i fundit ia kthen në mënyrë të përkryer - Gazeta Express
string(66) "ajaxi-tallet-me-ramosin-ky-i-fundit-ia-kthen-ne-menyre-te-perkryer"

Ajaxi tallet me Ramosin, ky i fundit ia kthen në mënyrë të përkryer

Gazeta Express

02/04/2020 10:21

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, i është përgjigjur në mënyrë të përkryer talljes që Ajaxi ia bëri atij në rrjetet sociale. Mbrojtësi spanjoll ia kujtoi klubit holandez se i ka fituar katër trofe në Ligën e Kampionëve, njëjtë si Ajaxi.

Për ta festuar “#RetroMatchday”, Ajaxi e postoi një fotografi nga fitorja ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu sezonin e kaluar, me Ramosin duke qëndruar në tribuna dhe Dusan Tadicin në fushë në stil të njëjtë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ramos mungoi në ndeshjen e kthimit në Madrid pasi kishte marrë karton të verdhë qëllimisht në ndeshjen e parë në Holandë, duke kujtuar se skuadra e tij do ta kalonte Ajaxin pa problem për një vend në çerekfinale.

Por Ramos nuk vonoi dhe i reagoi Ajaxit me një fotografi të katër trofeve që i ka fituar në Ligën e Kampionëve, aq sa i ka fituar edhe Ajaxi në historinë e klubit. /Gazeta Express/