Ahmeti: Shkollat e Prishtinës janë të hapura për fëmijët nga Shqipëria - Gazeta Express
string(69) "ahmeti-shkollat-e-prishtines-jane-te-hapura-per-femijet-nga-shqiperia"

Gazeta Express

02/12/2019 10:58

Ahmeti: Shkollat e Prishtinës janë të hapura për fëmijët nga Shqipëria

Gazeta Express

02/12/2019 10:58

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se shkollat e kryeqytetit janë të hapura për të gjithë fëmijët e larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se shumë shpejt Drejtoria e Arsimit do të jap detajet e lajmërimit, sistemimit dhe inkuadrimit të fëmijëve.

“Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë. Së shpejti, Drejtoria e Arsimit do ti tregoj detajet e lajmërimit, sistemimit dhe indkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë të mësimit”, ka shkruar Ahmeti. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement