AGK e alarmuar nga paralajmërimi i KPM-së për mbylljen e emisionit Debat Plus: KPM-ja është vënë në funksion të politikave të Vetëvendosjes - Gazeta Express
string(138) "agk-e-alarmuar-nga-paralajmerimi-i-kpm-se-per-mbylljen-e-emisionit-debat-plus-kpm-ja-eshte-vene-ne-funksion-te-politikave-te-vetevendosjes"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2026 21:44

AGK e alarmuar nga paralajmërimi i KPM-së për mbylljen e emisionit Debat Plus: KPM-ja është vënë në funksion të politikave të Vetëvendosjes

Lajme

Gazeta Express

10/06/2026 21:44

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar nga diskutimi i sotëm në Komisionin e Pavarur të Mediave, ku nga nënkryetarja Drita Morina është propozuar që në mbledhjen e radhës të diskutohet mbyllja e emisionit Debat Plus në TV Dukagjini.

AGK-ja e vlerëson këtë deklaratë “si të papranueshme, të papërgjegjshme dhe si sulm frontal ndaj lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë. Diskutimi i sotëm është vazhdimësi e vendimeve të pabaza ndëshkuese kundër mediave në ditët e fundit”.

“AGK-ja rithekson se nuk është në kompetencën e KPM-së të dënojë mediat dhe gazetarët për shkak të debatit dhe deklaratave të të ftuarve”.

“Vendimet e paprecedentë me gjoba nga përbërja e re e KPM-së vërtetojnë alarmin e ngritur nga AGK-ja dhe shoqëria civile se KPM-ja është vënë tërësisht në funksion të politikave të Vetëvendosjes dhe Qeverisë, të cilat synojnë intimidimin e mediave dhe gazetarëve”, vijon reagimi i AGK-së.

“Liria e medias dhe e shprehjes është e drejtë e garantuar në Kosovë, ndërsa pluralizmi mediatik është vlerë që asnjë vendim i KPM-së nuk mund ta zhbëjë.

AGK-ja i bën thirrje KPM-së që të heqë dorë menjëherë nga praktika e ndëshkimit të mediave dhe ta kryejë punën e saj brenda kompetencave që ka”, thuhet në reagim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement