Agjenti i yllit të PSG-së e hapë derën për një kalim te Reali - Gazeta Express
string(61) "agjenti-i-yllit-te-psg-se-e-hape-deren-per-nje-kalim-te-reali"

Futboll

Gazeta Express

22/11/2025 8:20

Agjenti i yllit të PSG-së e hapë derën për një kalim te Reali

Futboll

Gazeta Express

22/11/2025 8:20

Përfaqësuesi i yllit të Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, këtë javë ka pranuar se klienti i tij mund të jetë i hapur ndaj mundësisë për t’u rikthyer te Real Madrid.

Kjo vjen pasi marokeni tërhoqi edhe një herë vëmendjen, falë shpalljes së tij si Lojtari African i Vitit.

Hakimi, për pjesën e tij, i kaloi vitet e para të karrierës duke u zhvilluar te Real Madrid.

Që atëherë, ai ka shijuar periudha shumë produktive te Borussia Dortmund, Inter Milan dhe, së fundmi, te PSG.

Me këta të fundit, mbrojtësi i djathtë eksploziv e ka çuar lojën e tij në një nivel krejtësisht të ri, duke luajtur një rol kryesor në titullin e parë të Ligës së Kampionëve në historinë e gjigantëve francezë sezonin e kaluar.

Megjithatë, siç u përmend më lart, duket se Hakimi vazhdon të ruajë një vend të veçantë në zemrën e tij për Real Madrid.

I pyetur për një rikthim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll gjatë një interviste me Sportmediaset këtë javë, përfaqësuesi i 27-vjeçarit pranoi:

“Achraf është plotësisht i fokusuar te rikuperimi i tij pas dëmtimit dhe te rikthimi në fushë. Ai është i lumtur në Paris, ku ka kontratë deri në vitin 2029, por në futboll asgjë nuk është e pamundur. Real Madrid është shtëpia e tij.”/GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement