Agjenti i Kenan Yildizit në bisedime me klubin anglez - Gazeta Express
string(53) "agjenti-i-kenan-yildizit-ne-bisedime-me-klubin-anglez"

Futboll

Gazeta Express

21/11/2025 17:01

Agjenti i Kenan Yildizit në bisedime me klubin anglez

Futboll

Gazeta Express

21/11/2025 17:01

Raportimet e shumta në Angli sugjerojnë se Arsenali është takuar me agjentin Jorge Mendes për të diskutuar për talentin e Juventusit, Kenan Yildiz, i cili po ndiqet gjithashtu nga Chelsea dhe Manchester Unitedi.

Sipas “Indykalia”, “Caught Offside” dhe burimeve të tjera, Jorge Mendes është parë në Torino duke biseduar me përfaqësues të Arsenalit, dhe besohet se tema e diskutimit ka qenë sulmuesi i gjithanshëm i Juventusit.

Kjo do t’i bënte “Topçinjtë” klubin e tretë gjigant të Premierligës që lidhet me një lëvizje të mundshme për verën e vitit 2026 për lojtarin, pas Manchester Unitedit dhe Chelseat, së bashku me Real Madridin në La Liga.

Sulmuesi turk sapo ka mbushur 20 vjeç në maj dhe tashmë është një nga figurat kryesore në formacionin titullar të Juventusit.

Ai ka kontribuar me gjashtë gola dhe gjashtë asistime në 18 ndeshje zyrtare për “Bianconerët” këtë sezon, duke përfshirë edhe Botërorin e Klubeve të FIFA-s.

Është folur shumë për vonesat në rinovimin e kontratës së Kenan Yildiz, me drejtorin Giorgio Chiellini që siguroi se nuk ka asnjë nxitim për ta finalizuar marrëveshjen.

“Të gjithë duan që kjo të ndodhë,” tha ish-mbrojtësi.

Lojtari vetëm së fundmi nënshkroi një kontratë të re deri në qershor 2029, kur gjithashtu iu dha nderi të mbajë fanellën me numrin 10, njësoj si heroi i tij Alessandro Del Piero./GazetaExpress/