Dalin pamjet nga mbledhja e parë e Kryesisë së PDK-së me Bedri Hamzën si kryetar - Gazeta Express
string(80) "dalin-pamjet-nga-mbledhja-e-pare-e-kryesise-se-pdk-se-me-bedri-hamzen-si-kryetar"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 17:35

Dalin pamjet nga mbledhja e parë e Kryesisë së PDK-së me Bedri Hamzën si kryetar

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 17:35

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, sot ka mbajtur mbledhjen e parë të kryesisë së partisë në cilësinë e kryetarit të saj.

Ai ka publikuar fotografitë nga mbledhja e Kryesisë, në të cilën kanë diskutuar për zgjedhjet dhe aktualitetin politik në vend.

“Në mbledhjen time të parë me Kryesinë e PDK-së nisëm riorganizimin për zgjedhjet. PDK është e vendosur t’ia rikthejë Kosovës normalitetin, stabilitetin dhe besimin te institucionet.

Së bashku me ju, më 28 dhjetor, hapim kapitullin e ri drejt ndryshimit të shumëpritur!”, ka shkruar Hamza.

Advertisement
Advertisement
Advertisement