Afrim Tovërlani debuton me humbje te Prishtina – mposhtet nga debutuesi tjetër, Qëndrim Kida - Gazeta Express
string(89) "afrim-toverlani-debuton-me-humbje-te-prishtina-mposhtet-nga-debutuesi-tjeter-qendrim-kida"

Futboll

Gazeta Express

29/11/2025 15:09

Afrim Tovërlani debuton me humbje te Prishtina – mposhtet nga debutuesi tjetër, Qëndrim Kida

Futboll

Gazeta Express

29/11/2025 15:09

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e para në kuadër të xhiros së 15-të në elitën e futbollit kosovar.

Drenica i bëri konak Gjilanit, teksa Prishtina e Re e priti Prishtinën në Lipjan.

Në duelin e fundit, dy trajnerët e dy klubeve po debutonin me ekipet e tyre.

Megjithatë, debutimi shkoi më keq për Afrim Tovërlanin e Prishtinës, i cili u mposht nga Qëndrim Kida me Prishtinën e Re.

Ndeshja përfundoi 4-1 në kuadër të Prishtinës së Re, e cila dukej e ringjallur, pas disa ndeshjeve pa fitore. Në fakt, Prishtina e Re nuk shënonte më shumë se një gol në një ndeshje të Superligës, që nga xhiroja e parë.

Prishtina kështu shkoi në ndeshjen e katërt pa fitore, duke rrezikuar vendin e parë në tabelë.

Serinë e golave e hapi Prishtina e Re, e cila përmes një autogoli të Philipp Boueye shënoi në minutën e parë. Golin e dytë vendasit e shënuan në minutën e 22-të, pas një rakete të dërguar në portën e Ardit Nikës nga Amos Dadet.

Për 2-1, pas shtatë minutash shënoi Gjelbrim taipi, mirëpo reagimi i Prishtinës së Re qe i shpejtë.

Këta të fundit shënuan për 3-1 me anë të kapitenit, Elvis Prençi.

Golin e katërt dhe të nokautit për Prishtinën e shënoi Donat Hasanaj në minutën e 75-të.

Me këtë fitore, Prishtina e Re shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e fundit, teksa Prishtina mbetet në 26 pikë në vendin e parë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement