Adriana Matoshi, aktorja më e mirë në festivalin e Francës - Gazeta Express
string(57) "adriana-matoshi-aktorja-me-e-mire-ne-festivalin-e-frances"

Adriana Matoshi, aktorja më e mirë në festivalin e Francës

Gazeta Express

09/06/2020 14:54

Një ndër aktoret më të mira shqiptare, Adriana Matoshi po vazhdon ta mbajë frontin.

Një çmim tjetër është shtuar karrierës së saj. Matoshi është shpërblyer me çmim si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See A Paris”, për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës, shkruan KultPlus,

Lexo Edhe:

Lajmin e ka ndarë për publikun edhe këtë aktorja ku përvec regjisorit, ajo uron edhe vetën e saj.

“Urime Ismet, Fatmir edhe urime vetes që jemi shpërbly me cmime!”, ka shkruar aktorja.

Ky është edicioni i 5-të i këtij festivali që shfaq filmat e shteteve si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Në maj të vitit 2018, Matoshi ishte shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë në “South East European Film Festival”, që është mbajtur në Berlin të Gjermanisë. Këtë çmim e fitoi me rolin e saj në filmin “Unwanted” me regji të Edon Rizvanollit.