Prokurori Adnan Xholi është kandidati i tretë për kreun e SPAK. Më herët kanë paraqitur platformën e tyre për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme prokurorët Klodian Braho dhe Elvin Gokaj. Sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e SPAK.
Priten dhe 2 kandidate të tjerë të shprehin interes, duke e çuar ne 5 numrin e kandidateve për pasardhësin e Altin Dumanit në krye të SPAK për një mandat 3-vjeçar.Pas mbylljes së afatit, KLP do të ketë në dispozicion dy muaj për të shqyrtuar kandidaturat, zhvilluar intervistat publike dhe për të marrë vendimin me votim.