Ademola Lookman te Atletico Madrid, arrihet marrëveshja - Gazeta Express
string(54) "ademola-lookman-te-atletico-madrid-arrihet-marreveshja"

Futboll

Gazeta Express

01/02/2026 12:17

Ademola Lookman te Atletico Madrid, arrihet marrëveshja

Futboll

Gazeta Express

01/02/2026 12:17

Ademola Lookman është shumë pranë të bëhet lojtar i ri i Atlético Madridit, me marrëveshjen që tashmë është “all done”, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.

Klubi madrilen ka arritur akord me Atalantan për transferimin e sulmuesit nigerian në vlerë totale 40 milionë euro.

Marrëveshja përfshin 35 milionë euro pagesë fikse dhe 5 milionë euro bonuse, ndërsa vendimi final erdhi pas zgjedhjes së vetë lojtarit për t’iu bashkuar Atlético Madridit, duke refuzuar ofertën e Fenerbahçes mbrëmjen e kaluar.

Lookman ka rënë dakord për një kontratë afatgjatë me “Colchoneros”, teksa klubi tashmë po planifikon udhëtimin dhe kontrollet mjekësore, hapi i fundit para zyrtarizimit të transferimit.

Sulmuesi nigerian pritet të sjellë shpejtësi, kreativitet dhe efikasitet në repartin ofensiv të skuadrës së Diego Simeones.

Advertisement
Advertisement
Advertisement