Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit që ai së bashku me ish-presidenten, Vjosa Osmani, e kanë pasur me qytetarë në Gjakovë.
Abdixhiku, ka thënë se, Gjakova ka qenë gjithmonë qytet i punës, mjeshtërisë dhe krenarisë qytetare.
Postimi:
HAJDE FOLIM edhe në Gjakovë.
Për zhvillimin. Për industrinë. Për zejtarët që i kanë dhënë shpirt këtij qyteti. Për turizmin, kulturën e potencialin që pret të zgjohet. Për bizneset e vogla që mbajnë familje të tëra. Dhe për të ardhmen e një qyteti që meriton shumë më tepër se harresën e perjetuar në gjithë këto vite.
Gjakova ka qenë gjithmonë qytet i punës, mjeshtërisë dhe krenarisë qytetare. Sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për vizion, investim dhe përkushtim; jo vetëm fjalë.
Ju faleminderit për pritjen dhe debatet e hapura!
Reisebüro Prishtina kujdeset që udhëtimi juaj të jetë I lehtë dhe I sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe mijëra klientë...