Kreu i LDK’së, Lumi Abdixhiku, në fjalën e tij për mediat pas mbledhjes së KP të LDK’së është pyetur edhe për mungesën e Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit.
Abdixhiku ka thënë se ata janë pjesë e LDK’së dhe do të jenë pjesë e listës zgjedhore.
“Ata janë pjesë e listës garuese. Jo në gjitha takimet mund të marrin pjesë të gjithë njerëzit e LDK’së”, ka thënë Abdixhiku.
I pyetur nëse kjo nënkupton se ata janë kundër bashkimit me Osmanin, Abdixhiku ka thënë se s’mund të jesh kundër me dikë kur je bashkë.