Abdixhiku në drekë pune me Hovenier: Kënaqësi pajtimi për vizionin e Kosovës dhe ecjen me SHBA-të në rrugëtimet tona - Gazeta Express
string(115) "abdixhiku-ne-dreke-pune-me-hovenier-kenaqesi-pajtimi-per-vizionin-e-kosoves-dhe-ecjen-me-shba-te-ne-rrugetimet-tona"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2024 14:22

Abdixhiku në drekë pune me Hovenier: Kënaqësi pajtimi për vizionin e Kosovës dhe ecjen me SHBA-të në rrugëtimet tona

Lajme

Gazeta Express

23/05/2024 14:22

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se pati “një drekë pune të rregullt” me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Abdixhiku thotë se kishte kënaqësi që, siç shkroi në Facebook, bashkëbiseduan e u pajtuan me Hovenierin për “vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës” dhe “ecjen e ngushtë me ShBA-të”, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Kënaqësi, si gjithëherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!”, shkroi Abdixhiku.

Para një jave, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u takua me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, me të cilin tha se kishin disktutuar “për zhvillimet e fundit politike në vend”.

“Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”, deklaronte Krasniqi pas atij takimi.

Kryetari i PDK-së ka kërkuar “hapësirë për t’i konkretizuar hapat në ditët në vijim” për të shkuar para kohe në zgjedhjet parlamentare, pas një darke që e pati në fillim të javës së kaluar me kryeministrin dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Të dy u pajtuan për opsionin e shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa Krasniqi tha se “është e domosdoshme që kjo të bëhet brenda muajit maj, sepse jashtë muajit maj nuk ka më kuptim”.