Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me dosjen “Epstein”, duke thënë se nuk beson që qëllimi i tij ka qenë krijimi i një rendi të ri botëror.
Ai u shpreh se qëllimi i Epstein ka qenë mbajtja peng e njerëzve me influence, siç tha ai, për interesa e shërbime të ndryshme.
“Nuk e besoj që qëllimi i tij ka qenë krijimi i një rendi të ri botëror, unë mendoj që qëllimi i tij ka qenë mbajtja peng e njerëzve me influencë, për interesa dhe shërbime të ndryshme”, u shpreh ai.