Abazi: Nëse Kurti e ka autorizuar një furraxhi për import rezervash, përgjegjësia bie mbi Kurtin - Gazeta Express
string(94) "abazi-nese-kurti-e-ka-autorizuar-nje-furraxhi-per-import-rezervash-pergjegjesia-bie-mbi-kurtin"

Abazi: Nëse Kurti e ka autorizuar një furraxhi për import rezervash, përgjegjësia bie mbi Kurtin

Lajme

Gazeta Express

21/09/2023 14:53

 Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Haki Abazi, në debatin për rezervat shtetërore ka thënë se është përgjegjësi e kryeministrit Albin Kurti nëse si kryeministër e ka autorizuar një furrxhi, duke aluduar në Ridvan Muharremin, për t’u marrë me rezervat shtetërore, shkruan Express.

Abazi thotë se me një gjë të tillë është rrezikuar dhe siguria kombëtar dhe thotë se nëse ky del edhe përfundimi i hetimit të Komisionit Parlamentar, atëherë le të dihet se çfarë precedenti është krijuar brenda institucioneve.

Lexo Edhe:

 “Nëse një furraxhi ka qenë prioritet që Kurti me ia dhanë autorizimin me nënshkrimin e tij , me bo import të rezervave shtetërore, përgjegjësia bie mbi Kurtin. Është rrezikim i sigurisë kombëtare. Nëse ky del konkludimi i Komisionit, e dimë se çfarë precedenti është krijuar përbrenda”, ka thënë Haki Abazi. /Express./