AAK’ja ndryshon statutin - Gazeta Express
string(23) "aakja-ndryshon-statutin"

Gazeta Express

13/12/2019 19:57

AAK’ja ndryshon statutin

Gazeta Express

13/12/2019 19:57

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njofton se Këshilli Drejtues i kësaj partie ka votuar draft statutin e ri, me të cilin përcaktohet që zgjedhjet e ardhshme në AAK të bëhen sipas parimit një delegat një votë.

“Ndër ndryshimet tjera të këtij Statuti është edhe krijimi i bazës statutare që AAK në Prishtinë të organizohet në 5 nëndegë. Këshilli Drejtues i AAK-së po ashtu ka vendosur që me datë 29 Dhjetor 2019 ta thërrasë Kuvendin e Punës, ku pritet të votohen ndryshimet e propozuara statutare”, thuhet në njoftimin për media nga AAK-ja.

Ndryshimet statutare në AAK dhe Kuvendi i Punës, sipas kësaj partie janë pjesë reformave që ka filluar Aleanca pas zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement