A po paralajmëron Luizi këngë me Don Xhonin, i cili ndan të njëjtin menaxher me Butrint Imerin   - Gazeta Express
string(93) "a-po-paralajmeron-luizi-kenge-me-don-xhonin-i-cili-ndan-te-njejtin-menaxher-me-butrint-imerin"

A po paralajmëron Luizi këngë me Don Xhonin, i cili ndan të njëjtin menaxher me Butrint Imerin  

Gazeta Express

31/01/2024 22:39

Luiz Ejlli vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar dhe të ndjekur të showbiz-it.

Eksperienca e tij si fitues i edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip’ ka sjellë ndryshime për mirë ne jetën e tij personale dhe artistike.

Lexo Edhe:

Pikërisht në këtë të fundit, Luizi ka dhënë sot një lajmërim të papritur në rrjetet sociale.

Ai ka postuar një foto ku shihet krah reperit Don Xhoni dhe e ka shoqëruar me shkrimin, “ndalohen pyetjet’’, teksa ka etiketuar edhe reperin. Kështu Luizi ka lënë të kuptohet se së shpejti do të kemi gati një bashkëpunim mes tij dhe Don Xhonit.

Kujtojmë se Don Xhoni ka kaluar në menaxhim të Denis Avdiut, i cili është edhe menaxher i këngëtarit tjetër kosovar, Butrint Imeri.  

Ky i fundit ishte në një lidhje dashurie me tashmë gruan e Luizit, Kiara Titon. Sa ishte në shtëpi, Luizi disa herë e kishte përmendur lidhjen e Kiarës me ish të dashurin e saj – Butrint Imeri.

A do të bëhet kjo pengesë apo për Luizin kjo është një gjë e tejkaluar – mbetet të shihet.