Në ditët e sotme divorci nuk po konsiderohet më një tabu, por sigurisht nuk është një situatë e lehtë për t’u kaluar nga çiftet, aq më tepër kur nga marrëdhënia e tyre kanë edhe fëmijë.
Psikologët kanë kryer një sërë testesh për të kuptuar se nëse është i mundur që divorci të parashikohet dhe kanë arritur në këto konkluzione.
1. Buzëqeshja në fotot e tyre të fëmijërisë
Në një studim shkencëtarët vlerësuan buzëqeshjen e fëmijëve të një kolegji dhe vlerësimi u bazua në shtrirjen e muskujve: Njëri shtrëngonte gojën dhe tjetri krijonte rrudha rreth syve. Në përfundim të këtij studimi ata dolën në konkluzionin se njerëzit me paraqitje shumë serioze në foto, kanë 5 herë më tepër shanse për divorc sesa njerëzit e buzëqeshur.
2. Toni emocional i zërit
Një algoritëm kompjuterik mund të parashikojë suksesin e një martese, me një saktësi prej 79%, duke përdorur vetëm tonin e zërit të bashkëshortëve kur komunikojnë me njëri-tjetrin. Shkencëtarët analizuan bisedat e më shumë se 100 çifteve që po shkonin tek psikologu dhe më pas vëzhguan statusin e tyre martesor për 5 vjet.
Rezulton se intensiteti, lartësia, “dridhja” dhe “shimmer” mund të tregojnë emocione të forta. “Ajo që thua nuk është e vetmja gjë që ka rëndësi, edhe mënyra se si e thua është shumë e rëndësishme. Studimi ynë konfirmon se kjo vlen edhe për marrëdhënien e një çifti”, thonë shkencëtarët .
3. Punë me kolegë të seksit të kundërt
Sipas studiuesve danezë, njerëzit që punojnë kryesisht të rrethuar nga anëtarë të seksit të kundërt divorcohen 15% më shpesh. Studimi i kësaj çështjeje arriti në një shkallë më të madhe kur u studiuan të gjitha çiftet që u martuan nga viti 1981 deri në 2002 në Danimarkë. Ata zbuluan se 100,000 prej tyre tashmë janë të divorcuar.
4. Edukata e nënës
Janë femrat ato që bëjnë kërkesë për divorc më shpesh. Për më tepër, ka pasur studime që kanë treguar se shumica e çifteve kopjojnë sjelljen e prindërve, veçanërisht të nënave të tyre. Sociologët studiuan sjelljen e 7000 njerëzve dhe zbuluan se nëse një nënë hynte në një lidhje të re, mjaft shpesh (qoftë martesë apo thjesht bashkëjetesë), fëmijët e tyre të rritur do të silleshin njësoj.
5. Qëndrimi negativ i burrit ndaj miqve të gruas së tij
Shkencëtarët analizuan marrëdhënien e 373 çifteve, me mbi 16 vite martesë. Nga ky studim rezultoi se 46% e çifteve ishin divorcuar në vitin e 16-të të martesës dhe shpesh herë ishin kritikat e burrit ndaj gruas, për miqtë e saj.
Sipas shkencëtarëve, kjo për faktin se marrëdhëniet midis grave dhe miqve të tyre, të cilat karakterizohen nga afërsia emocionale dhe mbështetja për njeri- tjetrin, zgjasin më shumë, ndërsa miqësia mashkullore më shpesh varet nga aktivitetet e përbashkëta.
6. Dashuria e tepruar e të porsamartuarve ndaj njëri- tjetrit
Sipas studiuesve çiftet që tregojnë më shumë dashuri sesa duhet ndaj partnerit të tyre në vitet e para të marrëdhënies, ka të ngjarë që afërsisht pas 7 viteve të divorcohen, pasi e kanë të vështirë të ruajnë të njëjtë intensitet të marrëdhënies së tyre.
7. Shtrati i ngushtë
Bashkëshortët duhet të flenë veçmas nëse shtrati i tyre është i ngushtë ose duhet të jenë të kujdesshëm të zgjedhin një shtrat të ri dhe më të bollshëm. Në këtë mënyrë shëndeti i tyre mendor dhe fizik do të jetë më i mirë si pasojë e një gjumi të rehatshëm. Studiuesit që merren me problemet e gjumit kanë zbuluar se rreth 30- 40% e çifteve flenë në shtretër të ndryshme, ku sipas tyre është zgjedhja më e zgjuar për një martesë të shëndetshme nëse krevati është i vogël.
8. Varfëria dhe papunësia
Është shumë e qartë se të jetosh në kushte të vështira ekonomike nuk është e lehtë. Marrëdhëniet në këto familje stopohen më shpesh sesa në familje të qëndrueshme financiarisht.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...