A mori ftesë nga Haga dhe çfarë lidhje kishte me të arrestuarin e Speciales? Syleviqi flet për Express - Gazeta Express
string(101) "a-mori-ftese-nga-haga-dhe-cfare-lidhje-kishte-me-te-arrestuarin-e-speciales-syleviqi-flet-per-express"

A mori ftesë nga Haga dhe çfarë lidhje kishte me të arrestuarin e Speciales? Syleviqi flet për Express

Gazeta Express

24/09/2020 14:51

Tribunali Special sot e ka konfirmuar aktakuzën e parë për krime të luftës. I akuzuari i parë është ish-eprori i UÇK-së, në Zonën e Llapit, Salih Mustafa. Pak orë pasi që ai u arrestua dhe u dërgua në Hagë në qendrën e paraburgimit, është publikuar një fotografi e tij me ish-hetuesin policor, Fadil Syleviqi. Cila është lidhja e tij dhe çfarë informacione ka pasur si dhe a ka marrë ftesë për intervistim deri më tani nga Specialja, Syleviqi ka treguar në një prononcim për Gazetën Express.

Në mëngjesin e ditës së sotme, pjesëtarë të EULEX-it e kanë arrestuar në shtëpinë e tij në Matiçan, ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Lexo Edhe:

Pak orë pas arrestimit, Specialja përmes një komunikate për media, ka njoftuar se atij ia kanë konfirmuar aktakuzën e madje edhe se e kanë përcjellë për në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Mustafa ishte ftuar për në Hagë në nëntorin e vitit që lamë pas e po atëherë dyshohet se është shkrepur edhe një fotografi e tij me ish-hetuesin policor, Fadil Syleviq.

Fotografia është publikuar sot pak orë pas arrestimit të Mustafës nga gazetari Milaim Zeka dhe siç shihet edhe në të është bërë derisa të dy ishin në njërin nga restorantet e Kosovës.

Por, çfarë lidhje kishte Syleviq me ish-eprorin e UÇK-së si dhe çfarë akuza rëndonin mbi të? Ish-hetuesi policor ka folur sot gjatë ditës për Gazetën Express.

Në një prononcim për Gazetën, ish-hetuesi thotë se kjo fotografi është një vit e vjetër.

“Ajo fotografi është një vit e vjetër sigurisht, mezi e identifikova cili është ai vend. Është foto shumë e vjetër. Nuk kam koment diçka lidhur me të”, thotë ai, teksa shton se sa i përket Speciales nuk ka pasur kontakt me Mustafën.

“Unë në atë drejtim nuk kam pasur kontakte”, ka thënë ai.

Express e ka pyetur Syleviqin nëse ka marrë ftesë për intervistim nga Specialja. Ai ka bërë të ditur se nuk prononcohet më shumë për këtë temë, duke shtuar se deri më tani nuk ka ftesë.

“Këto janë personale, nuk jam për me u prononcu, thjesht nuk kam ftesë, këtë mundem me thanë me tepër jo”, ka thënë ai. /GazetaExpress/