A kanë ekzistuar më të vërtetë “Hobbit”-ët - Gazeta Express
string(40) "a-kane-ekzistuar-me-te-vertete-hobbit-et"

Mistere

Gazeta Express

31/03/2021 1:34

A kanë ekzistuar më të vërtetë “Hobbit”-ët

Mistere

Gazeta Express

31/03/2021 1:34

Duke falënderuar shkrimtarin J.R.R Tolkien dhe filmbërësiN Peter Jackson, shumë njerëz e dinë se si duket një Hobbit.

Natyrisht, këta janë njerëzorë të imagjinuar të vegjël sa gjysma e një njeriu normal, jo njerëz të vërtetë arkaik të quajtur Homo luzonensis dhe Homo floresiensi, hominimet e vogla me nofkën “hobbits” që kanë jetuar në ishullin Luzon dhe Flores në Azinë juglindore diku 50 000 vite më parë – e cila gjë do të thotë se ata kanë takuar njerëzit më të hershëm në tokë. Bazuar në shumën e ADN-së që mbartin njerëzit nga neandertalët dhe denisovanët, do të thotë që njerëzit e kohës së hershme mund të kenë bërë seks me hobbitët. A kanë bërë? Studimi i ri e ka zbuluar këtë dhe në proces ka zbuluar se ka një ADN misterioze që njihet si “Denisovansët jugor”.

Lexo Edhe:

“Nuk ka gjene të ‘dorës së parë’ të llojit që ne kemi nga neandertalët dhe denisovansët, por ka një ADN të “dorës së dytë” me pak gjene të denisovanëve që duket se vjen nga një ndërlidhje e tyre me një popullsi superarkaike. Këto mund të njihen nga dallimet e tyre të mëdha dhe pastaj mesatare brenda gjenit, nëse ka pasur ndërthurje kohëve të fundit me fijet e ADN-së që do të lëvizin më pak, kështu duke gjetur copa më të mëdha dhe të pacenuara të ADN”, thuhet në studim, transmeton GazetaExpress.

Studimi i ri, me bashkautor antropologun Chris Stringer nga “Natural History Museum” në Londër dhe që është publikuar në “Nature Ecology & Evolution”, thekson se nuk ka ADN nga Homo luzonensis dhe Homo floresiensi por hulumtimet e mëparshme në neandertalë dhe denisovan kanë ndihmuar shkencëtarët për të identifikuar provat e ndërveprimit në mes të specieve. Për shkak se ekzistenca e tyre është në ishujt e Azisë Jugore, Springer i tha Gizmodos se ai dhe skuadra e tij besojnë se do të gjejnë prova.

“Përkundrazi, ne nuk gjetëm asnjë provë që trashëgimtarët që jetojnë tani në ishujt e Azisë juglindore ndërthuren me dy speciet e hominin për të cilat ne kemi fosile që e i kemi zbuluar në këtë rajon: H. floresiensis nga Flores, Indonezi dhe H. luzonensis nga Luzon në Filpine”, tha ai.

Në një artikull të botuar në Conversation, studimi i udhëhequr nga João Teixeira nga Universiteti i Adelaide dha një rezultat zhgënjyes si zbulim – nuk kishte pasur seks mes njerëzve dhe Hobbitëve. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që këta dy hobbit mund të jenë të ndërlidhur dhe kanë një lidhje të humbur – misteri i “denisovanit jugor”. Ata e kanë konsideruar misterioze këtë gjë për shkak se nuk kanë fosile të denisovanëve që janë zbuluar në këta ishuj pavarësisht që ka koncentrim të madh të ADN-së së tyre në banorët e tanishëm. Edhe pse me joshjen për seksin, ata zbuluan një udhëtim të gjatë që i dërgoi në Azinë juglindore, pjesën ftohtë në Azi, Siberinë, ku gjendet shpella e emëruar “Shpella e Denisovas”. Teixeira mendon që kjo do të thotë se fosilet e tyre mund të jenë në një ishull tjetër – Salawesi, ku janë zbuluar mjete guri dhe në Australi.

“Përndryshe, ne duhet të i rimendojmë interpretimet për fosilet hominin që tashmë janë zbuluar në ishujt e Azisë Juglindore”. “Por, ndoshta denisovanët ishin shumë me ndryshe në formë dhe gjatësi se sa ne e kuptojmë, që do të thotë se ne i kemi zbuluar ata në një ishull tjetër në Azinë juglindore dhe se ne duhet t’i quajmë ata me emër tjetër”.

Me fjalë të tjera H. floresiensis dhe H. luzonensis mund të mos e identifikojnë hobbitin Denisovan. Më e rëndësishmja, mund të këtë pasur shumë marrëdhënie seksuale ndërmjet njerëzve dhe hobbitëve – por ne thjesht si kemi gjetur ende fosilet e tyre të vërteta. /GazetaExpress/